Plagoset protestuesi në sy me plumb gome, përshkallëzohet situata

Situata në protestë është përshkallëzuar, ndërsa një protestues dyshohet se është goditur në sy me plumb gome nga policia.

Pamjet tregojnë gjendjen e rëndë të protestuesit, i cili është mbuluar me gjak pas goditjes. Qytetarë të pranishëm në protestë i kanë ardhur menjëherë në ndihmë, ndërsa tensionet në terren vijojnë të jenë të larta.