Kuvendi përjashton me 60 ditë 6 deputetë të PD-së, 14 të tjerë marrin vetëm vërejtje

Sekretariati i Etikës në Kuvend ka pranuar kërkesën e deputetëve të Partisë Socialiste, duke vendosur përjashtimin me 60 ditë nga punimet parlamentare të gjashtë deputetëve të Partisë Demokratike: Flamur Noka, Belind Këlliçi, Edi Paloka, Fidel Kreka, Luçiano Boçi dhe Besart Xhaferri.

Ndërkohë, për 14 deputetë të tjerë demokratë, Sekretariati ka vendosur të mos marrë masë përjashtimi, por vetëm t’u tërheqë vëmendjen.

Në këtë grup bëjnë pjesë Gjin Gjoni, Bardh Spahia, Albana Vokshi, Elda Hoti, Xhelal Mziu, Gent Strazimiri, Enno Bozdo, Kastriot Piroli, Kliti Hoti, Flamur Hoxha, Arjan Ndoja, Ivi Kaso, Zija Ismaili dhe Blendi Himçi.

Kërkesa e socialistëve erdhi pas tensioneve të së enjtes në Kuvend, ku deputetët e opozitës bllokuan foltoren, përdorën gjuhë fyese dhe hodhën sende në drejtim të deputetëve të mazhorancës.