Pas refuzimit të ftesës për dialog nga studentët dhe pedagogët, kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish, duke rikthyer karriget para Kryeministrisë.
Rama deklaroi se, pavarësisht pakënaqësive dhe problemeve të shumta, asgjë nuk e justifikon dhunën. Ai përsëriti ftesën për dialog për të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga qeveria, duke u kërkuar protestuesve të distancohen nga aktet e dhunshme.
Kryeministri paralajmëroi gjithashtu se personat që kanë dëmtuar pronën publike do të përballen me pasoja ligjore dhe financiare, duke theksuar se dëmet e shkaktuara gjatë protestave do të paguhen nga përgjegjësit.
“Dje dialogu mori përgjigjen e dhunës. Sot dialogu është këtu përsëri. Dora ime është e shtrirë për të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga unë”, deklaroi Rama.










