Një automjet në pronësi të administratorit të njësisë administrative Shushicë është dëmtuar gjatë natës, në fshatin Llakatund të Vlorës. Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:50 dhe dyshohet se automjeti është dëmtuar nga shpërthimi i një lënde plasëse.
Sipas informacionit paraprak të policisë, automjeti i përket shtetasit I. B., 29 vjeç, banues në Shushicë, dhe ishte i parkuar pranë banesës së tij.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.










