Aksident në aksin Fier–Lushnjë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor është regjistruar gjatë natës në aksin Fier–Lushnjë, ku dy persona kanë mbetur të dëmtuar.

Sipas informacionit paraprak të policisë, 46-vjeçari E. B., banues në Vlorë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, H. Sh., 33 vjeç. Të dy janë transportuar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit.