Një 16-vjeçar, i cili punonte si kamerier në një restorant në fshatin Arrameras të Fushë-Krujës, ka humbur jetën pas një aksidenti me ashensorin. Ngjarja e rëndë është regjistruar më 11 tetor 2026.
Në lidhje me rastin, policia ka arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar, koleg i të miturit, si dhe pronarin 62-vjeçar të restorantit.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se kamerieri 26-vjeçar, Endri Stafuka, e ka shtyrë me duar 16-vjeçarin brenda në ashensor. Pas shkëputjes së ashensorit, i mituri ka humbur jetën.
Stafuka është arrestuar nën dyshimin për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”.
Ndërkohë, në pranga ka përfunduar edhe pronari i restorantit, Afrim Vathi, 62 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.










