Aksident në unazën e Fierit, makina përplas biçikletën, plagoset drejtuesi

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në unazën e qytetit të Fierit, ku një automjet është përplasur me një biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka mbetur i lënduar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po merr ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.