Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, plagosen dy drejtuesit e automjeteve

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Fratar.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke lënë të plagosur të dy drejtuesit. Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, si dhe për të normalizuar qarkullimin e mjeteve.

Paraprakisht, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë, e kombinuar me lagështinë në rrugë.