Ndryshon drejtimi i Kadastrës së Fierit, Ina Toska emërohet në vend të Everest Kazhelit

Ina Toska është emëruar në krye të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Fier, duke zëvendësuar Everest Kazhelin, i cili është transferuar në drejtimin e Kadastrës së Elbasanit.

Lëvizja vjen pas ndryshimeve në drejtimin e strukturave vendore të Kadastrës. Kazheli u emërua në Elbasan më 8 tetor, ndërsa në atë moment emri i pasuesit të tij në Fier nuk ishte bërë publik.

Emërimi i Ina Toskës shënon një tjetër ndryshim në drejtimin e institucionit në Fier.