Bordi i Transparencës ka vendosur uljen me 3 lekë për litër të çmimit të naftës dhe benzinës në tregun shqiptar.
Sipas vendimit të marrë më 7 tetor, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për gazoilin e standardit SSH EN 590 do të jetë 210 lekë/litër, ndërsa çmimi me shumicë do të jetë 198 lekë/litër.
Për benzinën, çmimi maksimal i shitjes me pakicë është përcaktuar në 190 lekë/litër, ndërsa ai me shumicë në 178 lekë/litër.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, më 7 tetor, në orën 11:30, dhe do të qëndrojnë në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës, kur do të rishikohen në varësi të ndryshimeve të çmimeve të karburanteve.










