Ilir Panda zgjidhet kryetar i ri i Gjykatës së Lartë

Ilir Panda është zgjedhur kryetar i ri i Gjykatës së Lartë.

Vendimi është marrë nga Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, e cila miratoi kandidaturën e Pandës me 14 vota pro dhe asnjë votë kundër.

Me këtë vendim, Panda merr drejtimin e Gjykatës së Lartë, institucionit më të lartë të sistemit gjyqësor në vend.