Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, ka zhvilluar këtë të mërkurë takimin e parë me kryeministrin Edi Rama, pas marrjes zyrtarisht të detyrës në Tiranë.
Wendt është paraqitur në Kryeministri, ku është pritur nga kreu i qeverisë shqiptare. Takimi shënon nisjen e kontakteve zyrtare të ambasadorit të ri amerikan me drejtuesit e institucioneve shqiptare.
Dy ditë më parë, Eric Wendt dorëzoi letrat kredenciale te Presidenti Bajram Begaj, duke nisur zyrtarisht detyrën si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.
Gjatë mandatit të tij në Tiranë, Wendt pritet të fokusohet në forcimin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe në çështje të tjera me interes të përbashkët.










