Vlora Hyseni ankimon masën e arrestit në shtëpi, çështja kalon në Apelin e Posaçëm

Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ka ankimuar në Apelin e Posaçëm masën e sigurisë “arrest në shtëpi” të caktuar ndaj saj.

Çështja është regjistruar tashmë në Gjykatën e Posaçme të Apelit dhe pritet hedhja e shortit për përcaktimin e trupës gjykuese që do të shqyrtojë ankimin.

Hyseni është përmendur edhe në materialet e përgjimeve të bëra publike në kuadër të hetimeve, ku del emri i Ergys Agasit.