Balluku ne FIER: Rritet besimi i qytetareve te “Prania Besnike”

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për Qarkun Fier, Belinda Balluku, ka publikuar një mesazh nga takimi i radhës në kuadër të nismës “Prania Besnike”, duke theksuar se interesimi dhe besimi i qytetarëve po rritet nga java në javë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balluku bëri të ditur se së bashku me deputetin Ramion Kurti pritën qytetarë në ambientet e Bibliotekës “Dritëro Agolli” në qendër të Fierit.

“Çdo javë dhe më shumë besim për Praninë Besnike! Me Ramion Kurti ndamë sallën e Bibliotekës ‘Dritëro Agolli’ për të pritur sa më shumë qytetarë sot, në qendër të Fierit”, shkruan Balluku.

Sipas saj, takimet e drejtpërdrejta me qytetarët vijojnë të jenë një mundësi për të dëgjuar shqetësimet, kërkesat dhe sugjerimet e banorëve të qarkut, në kuadër të komunikimit të vazhdueshëm me komunitetin.