Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar në Gjirokastër një takim pa praninë e mediave, ku në fokus kanë qenë propozimet për bashkimin e disa bashkive në jug të vendit.
Sipas informacionit të bërë publik, në diskutim kanë qenë bashkimet Libohovë-Gjirokastër, Memaliaj-Tepelenë dhe Këlcyrë-Përmet. Qëllimi i këtyre ndryshimeve është fuqizimi ekonomik dhe social i komuniteteve lokale, si dhe racionalizimi i burimeve njerëzore në nivel vendor.
Po ashtu, në takim është diskutuar edhe përgatitja e pushtetit vendor për menaxhimin e fondeve që do të vijnë në kuadër të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Takimi vjen në një moment kur qeveria po shqyrton mundësi për rritjen e efikasitetit të administratës vendore dhe forcimin e kapaciteteve të saj për të përfituar nga fondet e integrimit evropian.










