Hita: Më shumë polici dhe teknologji në shkolla, zgjerohet projekti “Smart City” për vitin e ri shkollor

Teksa të hënën nis viti i ri shkollor, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka garantuar masa të shtuara sigurie në të gjitha institucionet arsimore të vendit.

Në një konferencë për mediat, Hita bëri të ditur se Policia e Shtetit do të ketë një prani të shtuar pranë shkollave, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë për nxënësit, mësuesit dhe prindërit.

Kreu i Policisë theksoi gjithashtu se gjatë këtij viti shkollor do të zgjerohet projekti “Smart City”, i cili sipas tij do të kontribuojë në rritjen e mëtejshme të sigurisë në ambientet shkollore dhe zonat përreth tyre.

Ai siguroi se strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar maksimalisht për mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe krijimin e një mjedisi sa më të sigurt për komunitetin shkollor.