Aksident në Levan–Tepelenë, humb jetën 55-vjeçari

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm, 7 shtator, në autostradën Levan–Tepelenë, pranë rrethrrotullimit të Levanit.

Dy automjete, një “Audi” dhe një “Mercedes-Benz”, janë përplasur me njëra-tjetrën. Përplasja ka qenë e fortë, duke i marrë jetën drejtuesit të “Audit”, 55-vjeçarit Dashamir Beca.