Berisha sulmon Ramën: “Fajin nuk e ka Europa, por Rama dhe narkoshteti i tij”

Sali Berisha ka sulmuar kryeministrin Edi Rama pas deklaratave të tij në një forum ndërkombëtar në Itali, ku tha se “i beson shumë Europës” dhe foli për rolin e Putinit në përshpejtimin e zgjerimit të BE-së.

Berisha e kundërshton Ramën, duke thënë se vonesat e Shqipërisë drejt BE-së nuk kanë lidhje me Europën, por me qeverisjen e tij. Kreu i PD-së e akuzon kryeministrin për korrupsion dhe lidhje me drogën, duke e cilësuar largimin e tij si kusht për rikthimin e shtetit ligjor.

“Fajin nuk e ka Europa, por e ka Rama”, shkruan Berisha.

Rama: “I besoj shumë Europës”, por në fakt i beson shumë Lubisë dhe drogës!

Miq, i pranishëm në një forum ndërkombëtar në Itali, Edi Rama i diskretituar në shkallë ekstreme zgjodhi si moto të fjalës së tij “fajn e ka Europa” pse Shqipëria nuk hyn siç mashtroi ai në vitin 2027 në BE. Madje për politikën e zgjerimit të BE ai tha se duhet të falenderojnë Putinin në një kohë që politika e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE është e sanksionuar në dokumenta themelore të BE që nga Samiti i Selanikut e në vazhdim, pra shumë vite para agresionit rus ndaj Ukrainës. Në fakt ai mund të falenderojë sa të dojë Putinin, por fajn nuk e ka Europa, por e ka Padrino dhe Lubitë e tij që nuk ngopen kurrë duke vjedhur shqiptarët, fajin e ka vetë ai, Ramaduro, që ndërtoi narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë.
Largimi i tij është kushti i të gjitha kushteve për rivendosjen e shtetit ligjor në Shqipëri dhe avancimin e sigurt. #sb