Gjatë mbledhjes me deputetët e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se çdo ndërhyrje e deputetëve për punësimin e personave përmes telefonatave do të konsiderohet vepër penale.
Rama është shprehur se do të propozojë personalisht një ligj për këtë çështje dhe do t’u kërkojë deputetëve ta votojnë.
Deklarata vjen në kuadër të paralajmërimeve për forcimin e rregullave mbi ndërhyrjet politike në administratë dhe proceset e punësimit.










