G*diti me grushte punonjësin e policisë, arrestohet 27-vjeçari

Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” është arrestuar nga Policia e Sarandës.

Në kuadër të operacionit për kapjen e personave të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit A. R., 27 vjeç, banues në Sarandë, në bazë të urdhrit të prokurorit.

Sipas Policisë, 27-vjeçari dyshohet se më 17 korrik 2026 ka goditur me grushte, për shkak të detyrës, shtetasin M. V., punonjës policie i Komisariatit të Sarandës.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.