Vr*sja e Viktor Markut në Mirditë, policia shoqëron një person

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vrasjes së Viktor Markut në Mirditë, ndërsa autorët e dyshuar të ngjarjes ende nuk janë identifikuar.

Drejtori i Policisë së Lezhës ka bërë me dije se në kuadër të veprimeve hetimore është shoqëruar një person, i cili pritet të merret në pyetje për të hedhur dritë mbi rrethanat e ngjarjes.

Viktor Marku u qëllua për vdekje me armë zjarri në Mirditë. Pas krimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, ndërsa u ngritën pika kontrolli në zona të ndryshme me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.

Hetuesit po vijojnë mbledhjen e provave dhe marrjen në pyetje të personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen.