Evis Sala jep dorëheqjen nga posti i ministres së Shëndetësisë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Burime qeveritare bëjnë me dije se Sala i ka paraqitur dorëheqjen Kryeministrit Edi Rama.

Largimi i saj vjen në prag të mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, ku priten ndryshime në kabinetin qeveritar. Sipas raportimeve të fundit, arsyeja zyrtare lidhet me rikthimin e saj në karrierën akademike. (VNA)

Në minutat në vijim pritet që Evis Sala të dalë në një deklaratë për mediat, ku pritet të sqarojë arsyet e vendimit për t’u larguar nga posti i ministres.