Trupi i dekompozuar i gjetur të premten në grykëderdhjen e Semanit ende nuk është identifikuar.
Sipas ekspertizës paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për një person të seksit mashkull, i cili mund të ketë humbur jetën rreth dy muaj më parë.
Për shkak të gjendjes së rënduar të trupit, identifikimi nuk është bërë i mundur në morgun e Fierit. Trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku pritet t’i nënshtrohet analizës së ADN-së për përcaktimin e identitetit.










