Niveli i liqenit të Fierzës ka zbritur nën kuotën 275 metra, si pasojë e mungesës së reshjeve dhe temperaturave të larta të ditëve të fundit.
Prurjet në liqen kanë shënuar rënie të ndjeshme, duke reduktuar rezervën hidrike dhe duke krijuar vështirësi për prodhimin e energjisë elektrike.
Situata e thatësirës vijon të ndikojë në rezervat ujore, ndërsa mungesa e reshjeve dhe temperaturat e larta mbeten faktorët kryesorë që po përkeqësojnë gjendjen e kaskadës së Drinit.
Ecuria e nivelit të Fierzës dhe prurjeve në ditët në vijim do të jetë vendimtare për menaxhimin e rezervave dhe prodhimin e energjisë.










