Një kufomë e dekompozuar është konstatuar mesditën e sotme pranë grykëderdhjes së lumit Seman, në Fier.
Policia bën me dije se rreth orës 12:00, Salla Operative e DVP Fier është njoftuar për praninë e trupit të pajetë.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për identifikimin e kufomës, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Trupi është gjetur në gjendje të avancuar dekompozimi, çka e bën të vështirë identifikimin e menjëhershëm. Hetimet vijojnë.










