Fotot e Ergys Agasit nga brenda Policisë/ Pezullohen dy efektivë

Dy punonjës të Policisë së Tiranës janë pezulluar nga detyra pas publikimit të fotografive të Ergys Agasit nga ambientet e brendshme të Policisë.

Policia e Shtetit konfirmon se ndaj dy efektivëve ka nisur hetim disiplinor për “shkelje të rëndë”, pas verifikimeve lidhur me nxjerrjen dhe publikimin e fotografive të arrestimit.

Në reagimin e saj, Policia sqaron se pamjet nga momenti i arrestimit dhe jashtë ambienteve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë janë realizuar nga kalimtarë dhe jo nga strukturat e Policisë.

Por pikëpyetjet mbeten për fotografitë e realizuara brenda ambienteve të Policisë. Hetimi duhet të përcaktojë se kush i realizoi këto pamje, kush i nxori jashtë institucionit dhe çfarë roli konkret kanë pasur dy efektivët e pezulluar.

Sipas Policisë së Shtetit, materialet e përfituara për shkak të detyrës, të cilat nuk janë të autorizuara për publikim dhe rezultojnë të nxjerra në mënyrë të kundërligjshme, mund të sjellin përgjegjësi për personat e përfshirë