Të paktën 17 persona kanë humbur jetën dhe 432 të tjerë janë infektuar me Virusin e Nilit Perëndimor në Itali që nga fillimi i vitit deri më 26 gusht 2026.
Sipas Institutit Italian për Shëndetin Publik, vetëm gjatë javës së fundit janë regjistruar 80 raste të reja.
Nga 432 personat e infektuar, në 223 raste sëmundja është manifestuar me prekje të sistemit nervor qendror, përfshirë meningjitin ose encefalitin.
Shkalla e vdekshmërisë është vlerësuar në 7.2%, një nivel më i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Rastet janë raportuar në një numër të madh rajonesh italiane, përfshirë Piemonten, Lombardinë, Venetën, Ligurinë, Emilia-Romagnën, Toskanën, Umbrian, Lazion, Abruzzon, Molisen, Kampanian, Pulian, Kalabrinë, Siçilinë dhe Sardenjën.
Virusi i Nilit Perëndimor transmetohet kryesisht përmes pickimit të mushkonjave të infektuara. Vetëm një pjesë e të infektuarve zhvillojnë forma të rënda neurologjike, të cilat mund të jenë kërcënuese për jetën.










