Një ngjarje e rëndë e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të ditës së sotme në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.
Sipas të dhënave paraprake, një burrë dyshohet se ka goditur bashkëshorten e tij me sqepar në pjesën e ballit. E reja është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku ka marrë ndihmën mjekësore.
Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e saj shëndetësore është e stabilizuar dhe se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia ka shoqëruar bashkëshortin dhe po merr deklarimet e tij lidhur me ngjarjen. Në pyetje është marrë edhe gruaja e dhunuar, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e konfliktit.
Ngjarja po hetohet si rast i dhunës në familje.










