Ishte shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi

Ergys Agasi, i shpallur në kërkim nga SPAK, është arrestuar nga Policia e Shtetit së bashku me Uliam Shpatarakun, ish-punonjës policie.

Agasi dhe Shpataraku janë lokalizuar fillimisht në Elbasan, ku ndodheshin në një automjet. Më pas, të dy kanë udhëtuar drejt Durrësit, ku janë kapur nga policia në zonën e Plepave.

Arrestimet lidhen me zhvillimet në dosjen e AKSHI-t, për të cilën po heton Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Agasi ishte shpallur më herët në kërkim nga SPAK, ndërsa pritet që autoritetet të zbardhin edhe akuzat dhe rolin që dyshohet se ka pasur Shpataraku në këtë çështje.