Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në Golem, ku dy persona kanë humbur jetën.
Sipas policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 00:20 të datës 25 gusht 2026. Një motomjet me dy persona ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një bordurë.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi me inicialet E. L., 44 vjeç. Viktimë ka mbetur edhe pasagjeri, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. Ndërkohë, vijojnë procedurat për identifikimin e viktimës tjetër.










