Dukagjin, Shkodër – babë e bir të vr*rë dhe një i plagosur me ar*e zjarri

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar ditën e sotme në zonën e Dukagjinit, në Shkodër, ku dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Viktimat janë identifikuar si Lekë Gjoni dhe Prel Gjoni, babë e bir.

Ndërkohë, i plagosur ka mbetur Aleks Preka, i cili dyshohet se është dërguar për ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes së rëndë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj dhe identifikimin e autorit apo autorëve.