Euro dhe dollari bien në nivele historike, dollari i afrohet 75 lekëve si ne kohen e diktatures

Dollari amerikan dhe euro vijojnë rënien ndaj lekut në tregun vendas, me dollarin që i afrohet nivelit të 75 lekëve.Valutat e huaja e kanë mbyllur javën në rënie përballë lekut, sipas kursit të këmbimit në tregun e brendshëm valutor.

Dollari amerikan ka vijuar të humbasë pikë edhe këtë të premte, duke u blerë me 78.5 lekë dhe duke u shitur me 80 lekë.

Edhe monedha europiane e ka mbyllur javën në dobësim. Euro është blerë këtë mëngjes me 92 lekë dhe është shitur me 92.9 lekë.

Në rënie është shfaqur edhe franga zvicerane, e cila është kuotuar në blerje me 98 lekë dhe në shitje me 99.4 lekë.

Ndërkohë, edhe paundi britanik ka pësuar zhvlerësim në tregun vendas. Sot ai është blerë me 107 lekë dhe është shitur me 108.2 lekë.

Në këtë mënyrë, të katër monedhat kryesore të huaja e kanë mbyllur javën në dobësim në raport me lekun.