Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare ka vijuar rritjen, duke kaluar sërish mbi 91 dollarë për fuçi dhe duke prekur nivelin më të lartë që nga fundi i korrikut.
Nafta Brent, referenca kryesore për tregun global, u tregtua rreth 91 dollarë për fuçi, ndërsa WTI amerikane u ngjit pranë 85 dollarëve për fuçi.
Rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare mund të ushtrojë presion edhe mbi çmimet e karburanteve në tregun vendas, në varësi të ecurisë së kursit të këmbimit dhe faktorëve të tjerë që ndikojnë në formimin e çmimit në Shqipëri.










