Euro poshtë 93 lekëve, prek minimum të ri historik

Euro ka mbyllur javën në një tjetër minimum historik kundrejt lekut, duke u këmbyer me 92.85 lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

Monedha europiane është zhvlerësuar me 4.1% që nga fillimi i vitit, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar rënia arrin në 4.4%.

Forcimi i lekut vijon prej muajsh, ndërsa një nga faktorët kryesorë që ndikon në këtë tendencë lidhet me sezonin turistik. Rritja e flukseve turistike sjell më shumë prurje valutore në vend, duke shtuar ofertën e euros në treg dhe duke ushtruar presion në rënie mbi kursin e saj.

Kjo situatë po favorizon qytetarët dhe bizneset që kanë shpenzime në lekë, ndërsa ndikon negativisht te ata që kanë të ardhura në euro.