Spitali Memorial Fier: Mbi 52 mijë pacientë morën shërbim në gjashtëmujorin e parë të 2026

Spitali Rajonal Memorial Fier ka publikuar bilancin e aktivitetit për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, duke evidentuar volumin e lartë të shërbimeve të ofruara për qytetarët.

Sipas statistikave zyrtare, gjatë kësaj periudhe janë realizuar 37.940 vizita ambulatore, janë shtruar dhe trajtuar 3.980 pacientë, ndërsa 10.784 qytetarë kanë marrë ndihmë në shërbimin e urgjencës.

Në njoftimin e spitalit theksohet se këta tregues pasqyrojnë angazhimin e vazhdueshëm të personelit mjekësor dhe administrativ, i cili ofron shërbim 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, duke garantuar kujdes shëndetësor të sigurt dhe profesional, në përputhje me standardet.

Spitali Memorial Fier shpreh mirënjohjen për të gjithë stafin për përkushtimin në punë, si edhe falënderon qytetarët për besimin e vazhdueshëm ndaj institucionit shëndetësor.