Enkelejda Veliu zgjidhet kryetare e PD-së Fier, fiton me vetëm 4 vota diferencë

Ka përfunduar procesi i votimit dhe numërimit për zgjedhjen e kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Fier. Enkelejda Veliu është shpallur fituese e garës, duke marrë 196 vota, kundrejt 192 votave të kandidatit Ardian Ferro.

Në procesin e votimit morën pjesë gjithsej 834 anëtarë të PD-së Fier. Nga votat e numëruara, 8 rezultuan të pavlefshme dhe një tjetër e dëmtuar.

Pas shpalljes së rezultatit, Veliu ka falënderuar demokratët për mbështetjen, duke shprehur angazhimin e saj për të qenë pranë çdo anëtari të Partisë Demokratike.

Zgjedhja e Enkelejda Veliut shënon një moment të veçantë për degën e PD-së Fier, pasi për herë të parë në krye të kësaj strukture zgjidhet një grua.