Studentët rikthehen në protestë në orën 14:00, njoftojnë dy tubime kombëtare në javë

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, të cilën e cilësojnë të panegociueshme. Studentët shprehen se nuk kanë marrë përgjigjen e kërkuar nga qeveria dhe paralajmërojnë se do të vijojnë rezistencën.Ndërkohë, bojkoti i procesit mësimor vijon, ndërsa në mbështetje të lëvizjes studentore janë rreshtuar edhe pedagogë e qytetarë.

Nga ana tjetër, kryeministri Rama ka përsëritur ftesën për dialog, por kjo nuk ka ndryshuar qëndrimin e protestuesve