Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 01:00 të mëngjesit të së dielës në Korçë, ku një automjet ka humbur kontrollin, është përplasur fillimisht me një pemë dhe më pas është përmbysur në rrugë.
Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit, një i ri, ka arritur të dalë nga automjeti pa pësuar lëndime.
Sipas dyshimeve paraprake, shoferi mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje mbërriti policia, e cila ka nisur veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.










