Rama falënderon qytetarët për urimet e ditëlindjes: Edhe sharjet janë provë që nuk po jeton kot

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një postim në rrjetet sociale, ku falënderon qytetarët për urimet me rastin e ditëlindjes së tij.

Përmes një mesazhi në Facebook, Rama shprehet se e ka të pamundur t’u përgjigjet të gjitha urimeve dhe kërkon ndjesë për telefonatat e pambyllura.

“❤️FALEMINDERIT për urimet e panumërta për ditëlindjen, e pamundur t’u përgjigjem të gjithave e prandaj po ju’a përcjell këtu falenderimin, bashkë me ndjesën e mospërgjigjes në telefon🙏”, shkruan ai.

Kreu i qeverisë ironizoi edhe komentet negative, duke thënë se “urrejtësit besnikë janë prova më e sigurtë që nuk po jeton kot😍”.