Rama mesazh për 4 Korrikun: Festa e Amerikës, e veçantë edhe për shqiptarët

Kryeministri Edi Rama ka uruar mëngjesin e kësaj të shtune përmes një postimi në rrjetet sociale, duke iu referuar edhe 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në postimin e tij, Rama ka publikuar një mesazh nën hijen e Statujës së Lirisë, teksa e cilëson këtë datë si një festë të veçantë edhe për shqiptarët.

“MIRËMËNGJES 😊

dhe me 4 Korrikun e Amerikës, nën hijen madhështore të Statujës së Lirisë, që është edhe një festë e veçantë për shqiptarët, pavarësisht erërave kundër që historikisht kanë dashur ta zbehin energjinë e bukur të këtij vendi, ju uroj një fundjavë të mbarë 🌎”, shkruan Rama në Facebook.