Një 29-vjeçare ka humbur jetën në det, në zonën e plazhit të Porto Novos

Një 29-vjeçare ka humbur jetën në det, në zonën e plazhit të Porto Novos, e njohur për rrymat e forta detare.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e reja është marrë nga rrymat, ndërsa përpjekjet për t’i ardhur në ndihmë kanë rezultuar të pasuksesshme.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po marrin në pyetje banorë të zonës, si edhe pushues që kanë qenë pranë plazhit në momentin e ngjarjes, për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit.