Vala e të nxehtit shkakton kaos në Francë, thyhet hyrja e supermarketit per te blere kondicionerë

Kaos në supermarketet e Lidl në Francë, teksa qindra qytetarë u dyndën për të blerë kondicionerë dhe ventilatorë me zbritje gjatë valës përvëluese të të nxehtit.

Në disa qytete, njerëzit pritën për orë të tëra në radhë përpara hapjes së dyqaneve, ndërsa policia u detyrua të monitoronte situatën për shkak të fluksit të madh të blerësve, veçanërisht në Paris.

Në Nanterre, situata doli jashtë kontrollit kur hyrja e një supermarketi u thye mes shtyrjeve dhe turmës së madhe që tentonte të hynte brenda.