Gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar, kreu i SPAK, Klodian Braho, ka replikuar me deputetët e Partisë Demokratike lidhur me hetimet për krimet zgjedhore.
Teksa opozita kërkonte llogari për ecurinë e hetimeve, Braho u shpreh se akuzat dhe pretendimet publike nuk mund të konsiderohen prova pa fakte konkrete.
“Nëse unë do të vija në seancën tuaj dhe do t’ju thoja se kam dëgjuar që flitet se janë paguar 600 mijë euro në këtë qark, a do ta pranonit ju këtë si provë?”, u drejtua ai deputetëve të PD-së.
Deklarata e kreut të SPAK solli debat në sallë, ndërsa diskutimet u fokusuan te standardet e provave dhe mënyra e trajtimit të denoncimeve për krime zgjedhore.










