Shpallet e pafajshme kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi

Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi është shpallur e pafajshme.Kryebashkiakja e Roskovecit Majlinda Bufi u hetua dhe u gjykua në gjendje të lirë për veprën penale të “Përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.
Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin e saj me 1 vit e 6 muaj burg si dhe konvertimin e tij në shërbim prove për 2 vjet.Në vendimin e dhënë, gjyqtarja e çështjes, Irena Gjoka, ka argumentuar se nga shqyrtimi gjyqësor nuk provohet që kryebashkiakja ta ketë kryer veprën penale për të cilën rëndonte akuza. Gjatë gjithë fazës së hetimit dhe të gjykimit, Majlinda Bufi u hetua dhe u gjykua në gjendje të lirë.