Janë liruar të gjashtë protestuesit e shoqëruar nga policia pas protestës së zhvilluar para Kuvendit.
Mes tyre edhe Dritan Goxhaj, i cili është pritur nga mbështetës dhe protestues pranë Komisariatit nr.1 në Tiranë, mes brohoritjeve dhe thirrjeve në mbështetje të tij.
Shoqërimet u kryen pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës së mbajtur jashtë Parlamentit, ndërsa policia nuk ka dhënë ende detaje të plota mbi akuzat apo procedurat e ndjekura ndaj të ndaluarve.
Pas daljes nga komisariati, protestuesit janë përshëndetur nga qytetarët e mbledhur në zonë, ndërsa situata para godinës është paraqitur e qetë.










