Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi në Kuvend se protestat e zhvilluara prej javësh nuk e kanë dobësuar mazhorancën, por sipas tij kanë goditur opozitën.
Në fjalën e tij gjatë seancës plenare, Balla u shpreh se “protesta nuk e mund dot Partinë Socialiste”, ndërsa theksoi se demokracia përcaktohet nga vota dhe jo nga presioni në rrugë.
“Parlamenti është vendi ku forca e argumentit duhet të mbizotërojë. Vota është ajo që përcakton demokracinë. Ju protesta ju mundi, ne protesta nuk na mund dot”, deklaroi Balla nga foltorja e Kuvendit.
Ai ironizoi gjithashtu opozitën për raportin me protestuesit, duke thënë se mes deputetëve opozitarë ka nga ata që “gëzojnë kur protestuesit thërrasin ‘Berisha në burg’”, pasi sipas tij shpresojnë të largohen nga ndikimi i ish-kryeministrit Sali Berisha.
Deklaratat e Ballës vijnë në ditën e 31-të të protestave kundër kryeministrit Edi Rama, ku qytetarë dhe grupe protestuesish vijojnë të kërkojnë largimin e tij nga pushteti










