Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve reagon per humbjen e jetes se 2 punonjesve te burgut 313

Viktimat janë Zog Muhametaj, Specialist Informacioni me gradën Komisar, dhe Pëllumb Vrana, Teknik Kamerash me gradën Kryeinspektor. Sipas autoriteteve, të dy pësuan gjendje të rënda shëndetësore gjatë shërbimit dhe ndërruan jetë në spital, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të kolegëve dhe ekipeve mjekësore.

Muhametaj u ndje keq mbrëmjen e 29 qershorit gjatë instruktazhit të stafit dhe u transportua me urgjencë në Spitalin Ushtarak, ndërsa pak orë më vonë Vrana pësoi probleme shëndetësore në ambientet e institucionit dhe u dërgua në QSUT, ku ndërroi jetë rreth orës 01:00.

Drejtoria e Burgjeve vlerësoi profesionalizmin dhe përkushtimin e dy punonjësve, duke shprehur ngushëllime për familjet e tyre dhe duke i cilësuar si shembull për sistemin penitenciar shqiptar.