Dy punonjës të Policisë së Burgjeve kanë ndërruar jetë në ambientet e burgut 313 në Tiranë.

Burime paraprake bëjnë me dije se viktimat janë 62-vjeçari Zog Muhametaj dhe Pëllumb Vrana, ky i fundit teknik i kamerave të paraburgimit.

Sipas informacioneve të para, të dyshohet se të dy kanë humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak.

Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të sqarohen nga autoritetet përkatëse.