Eurodeputetja gjermane Jutta Paulus i bashkohet protestës sot në Tiranë

Eurodeputetja gjermane Jutta Paulus ka njoftuar se do t’i bashkohet protestës së kësaj mbrëmjeje në Tiranë kundër, sipas saj, shkatërrimit të zonës së mbrojtur të Vjosë-Nartës.

Përmes një reagimi publik, Paulus u shpreh se do të dalë në rrugë “bashkë me shumë njerëz të guximshëm” për të kundërshtuar projektet që prekin ekosistemin e lagunës dhe habitatin e flamingove.

“Sonte në Tiranë japim së bashku një mesazh të qartë: Duart larg nga Vjosë-Narta! Duart larg nga natyra jonë!”, shkruan eurodeputetja, duke bërë thirrje për t’iu bashkuar asaj që e quan “Revolucioni i Flamingove”.