Rama kërkon angazhim më të madh të deputetëve në Kuvend dhe rrjete sociale

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë të hënë në mbledhjen e përjavshme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku ka përcjellë porosi për rritjen e angazhimit të deputetëve.

Sipas burimeve nga mbledhja, Rama u ka kërkuar ligjvënësve socialistë që të jenë më aktivë si në Kuvend, ashtu edhe në rrjetet sociale, duke forcuar komunikimin me publikun.

Në mbledhje nuk ka qenë e pranishme Elisa Spiropali, e cila në javët e fundit ka reaguar mbi protestën, duke theksuar nevojën që zëri i protestuesve të dëgjohet dhe që situata të shoqërohet me reflektim.